Lajme

Driton Selmanaj: Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ia kishte zili

04/22/2021 17:13
nga:M K

Anëtari i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas zvogëlimit të shtesave, nga 30 euro në 10 euro.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai me ironi ka thënë se armiku i brendshëm është në aksion dhe se duhet pritur edhe pak për të parë se çfarë do të shohim, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Selmanajt.

Shhhhh?!
“Edhe muret kanë veshë”!
“Armiku i brendshëm”në aksion!..
Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili..

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani pas takimit me Heiko Maas: Jemi për dialog, por jo me ndryshime kufijsh, që është logjikë e shekullit të kaluar

/GazetaBlic/