Nëse nuk do të kishte reaguar shpejt Darnella Frazier, Derek Chauvin mund të ishte ende një oficer policie në Minneapolis.
Falë saj, Chauvin është pas hekurave, i dënuar për akuza për vrasje, pasi i kishte vënë gjurin në qafën e George Floyd për më shumë se 9 minuta.
Tani adoleshentja që qëndroi e palëkundur, duke kapur videon më të gjatë dhe më të qartë nga një dëshmitar të momenteve të fundit të George Floyd, është e emocionuar me vendimin e gjykatës.
“Unë isha aq e shqetësuar… Faleminderit Zotit, Faleminderit, Faleminderit. George Floyd ne ia arritëm!! Drejtësia është vënë”.



