FC Barcelona luan me Getafen në ndeshjen e 31 të sezonit të LaLiga.
Pasi fitoi Copa del Rey në finale kundër Athletic Bilbaos fundjavën e kaluar, ekipi u kthye në aksion për ta përgatitur këtë ndeshje.
Për sfidën, trajneri ka zgjedhur një skuadër prej 23 personash, e përbërë nga: Ter Stegen, Dest, Piqué, R. Araujo, Busquets, Griezmann, Pjanić, Messi, Riqui Puig, Lenglet, Pedri, Trincão, Jordi Alba, Matheus, S. Roberto, F. De Jong, Umtiti, Junior, Iñaki Peña, Ilaix Moriba, O. Mingueza, Konrad dhe Arnau Tenas, përcjell GazetaBlic.
Neto, Ansu Fati, Coutinho, Braithwaite dhe Dembélé humbin ndeshjen për shkak të lëndimit.
Ousmane Dembélé është tërhequr nga skuadra me një problem në këmbë.
Francezi ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon: 24 në LaLiga, 6 në Copa del Rey, 6 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Super Kupën e Spanjës, duke shënuar gjithsej 10 gola.
/GazetaBlic/


