Skuadra e Llapit e ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës.
Llapi ka mposhtur Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 5-4, për të siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me fitoren e Llapit 2-3, kurse sot takimi kthyes dhe vendimtar përfundoi me rezultatin 2-2, me ç’rast i siguroi Llapit një vend në finale, shkruan GazetaBlic.
Futbollisti i këtij klubi të Llapit, Arbnor Ramadani ka theksuar se kalimi në finale është historik për klubin e Llapit, ndërsa tha se poashtu se me meritë kanë arritur ta eliminojnë Prishtinën.
“Kemi kaluar nëfinale edhe pse kishim një kundërshtar mjaft të fortë siç eshte Prishtina dhe mendoj që me meritë kemi arritur këtë sukses” tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.

Më pas ai foli për finalen e madhe si dhe për përfaqësimin që Llapi do të ia bënte Kosovës në arenën evropiane.
“Sa i përket skuadrës së Dukagjinit mendoj që ka shumë lojtar cilësorë dhe besoj se nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne do ta japim maksimumin të arrijmë e ta sjellim Kupën në qytetin e Podujevës.
Besoj se me 1 apo 2 përforcime do arrijmë ta perfaqesojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme” përfundoi Ramadani.
/GazetaBlic/


