Skuadra e Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën e Cadiz në udhëtim.
Në fitoren e Realit shkëlqeu sulmuesi francez, Karim Benzema i cili shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë Benzema e shënoi në minutën e 30’të të takimit.
Për golin e dytë të Realit u përkujdes Odriozola pas asistimit të francezit, Benzema në minutën e 33’të të takimit.
7 minuta më vonë Benzema realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin për rezultatin përfundimtar të takimit 0-3.
Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 70 pikëve duke marrë kreun e tabelës të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të Atletico Madrid, që ndodhet e dyta me 70 pikë, por me një lojë më pak sesa rivali i tyre lokal.
/GazetaBlic Sport/


