Lajme

Kimete Berisha: Është vonë për konfiskim të pasurisë – Ka vjedh kush ka vjedh, pini maca ujë!

04/21/2021 22:11
nga:M K

Reagon thuajse çdo ditë për çështje të ndryshme.

Gazetarja Kimete Berisha kësaj radhe ka shkruar rreth ligjit për konfistim të pasurisë, ku në formë ironie ka ideuar edhe një ligj për humorin, përcjell GazetaBlic.

Ajo fare në fund ka shkruar se është vonë për konfiskim të pasurisë. “Ka vjedh kush ka vjedh, pini maca ujë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ligji mbi humorin!
1.
Qysh e bleve këtë shpi?
– Vllaznia ma kanë ble.
Ku i ke vllaznit?
– N’Gjermani, n’Zvicër, n’Sicili, n’Suedi, n’Amerikë, n’Francë, n’Angli…
E kerrin qysh e ke ble?
– Valla edhe kerrin janë ba bashkë vllaznia e ma kanë ble. Se e kanë ditë ata se gjithë kam pas merak n’kerr t’mirë.
Na e çojna mirë. Baba na e ka lanë amanet me dasht njani tjetrin.
A ka diçka që ke ble me paret t’ua?
– Po more. Bukën.
2.
Zonjë, a punon?
– Po kurrë pa pushu!
Sa e ke rrogën?
– 300 Euro veç gjithmonë i marr me t’parin.
Sa e ke ble banesën?
– 100 mijë Euro.
Ku i ke marrë paret?
– Ma ka ble Romeo. Është histori e gjatë…
Ku është Romeo?
– E ka mbyt veten.
Para se me mbyt ka jetu n’oborrin e shtëpisë së Shekspirit, në Danimarkë.
E kerrin qysh e ke ble?
– Kerrin ma ka ble Rudolf Valentino?
Ku është ai person fizik? A mund të flasim me të?
– Rudolfi është n’Itali.
Mund t’i flisni lirisht, po ai nuk mund t’u përgjigjet, se ka vdek, i ri ka vdek ai, bet djalë, ka qenë dashnor arketip i ekranit.
E unazën e diamantit qysh e keni ble?
-,Eh, kjo unazë e ka një histori fort t’dhimbshme, s’muj me hy anej se bëhem për infuzion.
Ta ka ble dikush?
– Po, dashuria ime e jetës.
Kush është ai?
– Me Ligj për nuk kërkohet deklarimi i dashurisë, por i pasurisë.
A ka diçka që e ke ble me paret t’ua?
– Po qysh s’ka, plot sene!
P.S. Është vonë për konfiskimin e pasurisë.
Ka vjedh kush ka vjedh.
Pini maca ujë.
Të gjithë do të thonë se pasuria u ka ardhur nga diaspora.
Më mirë ne pas hartu draft mallkimin: ‘Mos ua pafshit hajrin’!

LEXO EDHE:

Kurti: Emërimi i bordit të ri drejtues të “Telekomit të Qeverisë”, ndër vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme

/GazetaBlic/