Lajme

Shpërthen zjarr në një shkollë në Slloveni, dyshohet se mund të ketë të lënduar shqiptarë

04/21/2021 22:04
nga:Gazeta Blic

Një zjarr ka shpërthyer në një shkollë në Kranj të Sllovenisë, ku kanë mbetur disa persona të lënduar, shkruan Gazeta Blic.

Në mesin e të lënduarve dyshohet se mund të ketë edhe shqiptarë.

Siç raportojnë mediat sllovene, zjarri ka nisur në një kabinet të biologjisë në këtë shkollë, ku dhe është përhapur në pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës së shkollës.

Zjarrfikësit kanë dalur në vend të ngjarjes dhe sipas raportimeve, tanimë kanë arritur që ta fikin zjarrin.

https://www.slovenskenovice.si/kronika/doma/gori-osnovna-sola-v-kranju-policija-stanovalci-v-okolici-naj-ne-odpirajo-oken/?fbclid=IwAR2VZD09b056z1tL7vrIE1Qb3vD_ayzajjf2r1I26SJKe5Bj5BpsUMmRUbQ