Lajme

Kurti në video-bisedë me të ngarkuarën me punë në Izrael, Ines Demiri

04/21/2021 20:20
nga:M K

Kryeministri i Kosovës sot përmes një video-konference ka biseduar me të ngarkuarën me punë në Izrael, Ines Demiri.

Ai këtë bisedë e ka bërë në kuadër të “Dhomës amerikano-izraelite të Tregtisë”, përcjell GazetaBlic.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj sot në ngjarjen e “Dhomës amerikano-izraelite të Tregtisë” me të ngarkuarën me punë në Izrael, Ines Demiri. Popujt tanë kanë një lidhje historike, andaj duhet ta forcojmë edhe më, duke filluar nga rafshi ekonomik”, shkroi Kurti.

Më poshtë edhe postimi:

LEXO EDHE:

Kurti dhe Mehaj takohen me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin institucional

/GazetaBlic/