Skuadra e Sassuolos ka mposhtur Milanin në San Siro.
Sassuolo ka mposhtur Milanin në “San Siro” me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan ishte duke fituar ndaj Sassuolos në pjesën e parë me rezultatin 1-0, me golin e Hakan Calhanoglu.
Megjithatë, Sassuolo reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë të takimit.
Raspadori shënoi dy gola të shpejtë, fillimisht në minutën e 76’të, pastaj në të 83’tën, për t’i dhënë fitoren ekipit të Sassuolos.
Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, kurse Sassuolo tani ndodhet në vendin e tetë me 49 pikë.
/GazetaBlic Sport


