Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 47 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 627 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 765 pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 148,618 persona, ndërsa të shëruar janë 125.593 individë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 4,556 viktima, kurse 18,469 raste janë aktive me COVID-19.
LEXO EDHE:
Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit


