Prishtina është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi është mposhtur nga Llapi me rezultatin e përgjithshëm 5-4.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ka theksuar se është i lumtur me lojtarët që luajtën sot, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha se u eliminuan, por fituan futbollistë të rinj, që mund t’i ndihmojnë skuadrës në të ardhmen.
“Një urim të madh për futbollistët që morën besimin nga stafi. Nuk pritëm që mund ta gjejmë Llapin kaq të dobët dhe t’i shënojmë dy gola. Ngarkesa ishte shumë e madhe për ne, për shkak të ndeshjes në fundjavë. Lilaj në fund të pjesës së parë pati një lëndim. Shpresoj që të mos ketë diçka serioze. Ekipi luajti mirë dhe dha maksimumin. U eliminuam, por fituam futbollistë të rinj”, theksoi pas ndeshjes Ramadani.
/GazetaBlic Sport


