Sporti

Llapi eliminon Prishtinën dhe kalon në finale të Kupës së Kosovës

04/21/2021 16:52
nga:Lorik J

Llapi është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Prishtinës 5-4 me rezultatin e përgjithshëm.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të Llapit, kurse sot në “Zahir Pajaziti”, llapjanët barazuan 2-2 me Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ahmed Januzi dhe Hyseni shënuan për Llapin, kurse Gavazaj dhe Pefqeli për Prishtinën në ndeshjen e sotme.

Llapi me këtë fitore shkon në finale të Kupës së Kosovës, kurse Prishtina eliminohet nga kjo garë.

Llapi në finale takohet me Dukagjinin.

/GazetaBlic Sport