Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka kaluar pika e rendit të ditës për emërimin e bordit drejtues të ndërmarrjes “Telekomi”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryesues i bordit do të jetë Shpëtim Dobra.
Anëtarët tjerë të këtij bordi janë: Sajmije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muçaj dhe Remzi Kelmendi.
“Të emëruarit do t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike. Një proces i gjatë po përfundon sot me emërimin e këtij bordi”, është shprehur Kurti.