Showtime

Dedikim me fjalë të zemrës, Bora Zemani prezanton dashurinë e saj të parë

04/21/2021 13:48
nga:Genita C

Moderatorja e programit “Për’puthen”, Bora Zemani, ka njoftuar ndjekësit se sot në familjen e saj është ditë feste.

Kjo u bë e ditur përmes një fotografie në rrjetet sociale, ku uroi babain për ditëlindjen e tij teksa e quajti edhe dashuri të parë, shkruan GazetaBlic.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht.”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë se, Bora Zemani është rikthyer në një nga moderatoret më të veçanta dhe më të dashura për publikun shqiptar./GazetaBlic/