Spormediaset këmbëngul se Andrea Agnelli ka shumë kundërshtarë dhe mund të jap dorëheqjen si President i Juventusit dhe të zëvendësohet nga Alessandro Nasi.
Agnelli ishte një nga arkitektët e Superligës Evropiane dhe u emërua nënkryetar në të. Natën e kaluar Super League lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur që projekti do të duhej të riformësohej, por këtë mëngjes Agnelli i tha Reuters se Super League nuk mund të “shkojë më përpara”, përcjell GazetaBlic.
Presioni po rritet mbi Presidentin e Zonjës së Vjetër dhe Sportmediaset këmbëngul se ai mund të japë dorëheqjen ose të detyrohet të largohet nga klubi.
“Agnelli ka shumë armiq në shumë nivele dhe po përballet me një situatë të vështirë,” thuhet në raport.
Sipas Sportmediaset, Alessandro Nasi është kandidati kryesor për të zëvendësuar atë si President të Juventusit nëse ai largohet nga klubi.

Nëse Nasi merr përsipër, Pirlo do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Kishte dy raporte të ndryshme në lidhje me dorëheqjen e Agnellit mbrëmë, por Juventus këmbënguli se Presidenti i tyre nuk është larguar.
Mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë në orët në vijim.
/GazetaBlic/


