UEFA para pak minutave ka konfirmuar stadiumet që do të jenë me tifozë në Euro 2020.
Qytetet e Bilbao, Dublin dhe Mynih kanë kohë deri më 23 prill për të siguruar informacion shtesë mbi planet e tyre. Vendimet përfundimtare do të merren në atë datë në lidhje me organizimin e ndeshjeve në ato tre vende, përcjell GazetaBlic.
Shën Petersburg dhe Baku kanë konfirmuar kapacitete prej 50% të tifozëve. Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga, Glasgow dhe Roma do të presin 25% –33% të kapacitetit të stadiumit.
Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% për tre ndeshjet e para të grupeve dhe ndeshjet e raundit të 16-të”.
Budapesti synon të presë 100% të kapacitetit të stadiumit të tifozëve, por me kërkesa të rrepta për hyrjen në stadium për spektatorët.
“Puskas Arena” do të jetë stadium i mbushur me tifozë për ndeshjet që do të zhvillohen aty.

/GazetaBlic/


