Lajme

Që nga fillimi i pandemisë 2100 persona vdiqën nga virusi korona në Kosovë

04/21/2021 08:01
nga:Q R

2100 qytetarë kanë humbur jetën në Kosovë nga virusi COVID-19 që përfshiu botën.

Kjo është shifra e fundit që ka raportuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, njofton Klan Kosova.

Nga 505.249 persona sa u testuan në Kosovë deri më tani 102.236 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa numri total i të shëruarve kap shifrën e 88.380.

Aktualisht në vendin tonë janë 11.756 raste aktive me koronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve u raportuan 957 të shëruar, 442 raste të reja dhe 14 të vdekur nga COVID-19.

LEXO EDHE:

11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus në Kosovë