Lajme

Zemaj lidhur me deklaratat e Gërvallës për vaksinat: Ajo s’e di as për çka po flitet

04/20/2021 22:55
nga:M K

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shpjeguar rrethanat e ngjarjeve që ndodhën natën e së shtunës ku, siç ka raportuar “Insajderi” ditë më parë, thuhet që ministri Vitia kishte refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

Kjo është demantuar nga vetë ministri, i cili kishte bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

Ndërkohë atë natë reagoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ishin bërë të gjitha nënshkrimet në kohë, por ne fakt nenshkrimet u kryen sot nga Vitia.

Reagimi i saj ishte i gjatë, ndërkohë që Zemaj thtoë se ai reagim nuk pati lidhje me atë që po raportohej.

“Ajo nuk e diti as për cka po flitet. Reagoi atë natë duke menduar se ishte duke u folur për këto vaksinat që po vijnë nga BE-ja. Nuk kishte lidhje me zhvillimet që po ndodhnin në kohë”, tha Zemaj në T7.

Zemaj thotë se për sigurimin e vaksinave është konsultuar me Arben Vitinë dhe se pas konsultimeve ishin mbyllur e-mailat. Ato ishin hapur prapë në kohën kur ishte bërë deputet.

LEXO EDHE:

Edi Rama: Minishengeni synonte heqjen e kufirit me Kosovën, për Albin Kurtin nuk flas para 26 prillit