Sporti

Zyrtare: Manchester City konfirmon largimin nga Superliga Evropiane

04/20/2021 22:28
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka filluar procedurat për t’u tërheque nga Superliga Evropiane.

“Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi për një Superligë Evropiane”, shkruan në deklaratën e klubit.

Manchester City ishte në mesin e 12 skuadrave që kishin themeluar Superligën Evropiane.

/GazetaBlic Sport