Sporti

Reagim i ashpër nga nipi i Bill Shankly: Jam i turpëruar nga ju, largoni statujen e gjyshit tim

04/20/2021 21:14
nga:L J

Nipi i trajnerit legjendar të Liverpoolit, Bill Shankly ka reaguar ashpër kundër bordit drejtues të Liverpoolit në lidhje me Superligën Evropiane.

Gazetari i njohur i LiverpoolECHO, Paul Gorst, ka raportuar se nipi i Bill Shanklyt ka kërkuar largimin e statujës së gjyshit të tij nga Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam i tmerruar dhe i turpëruar“, ka thënë ai.

Ja raportimi i Paul Gorst:

/GazetaBlic Sport.