Skuadra e Chelseat ka vendosur të largohet nga Superliga Evropiane.
Pas presionit të jashtëzakonshëm nga bota e futbollit, raportohet se Manchester City, Chelsea dhe Barcelona po mendojnë të tërhiqen nga Superliga Evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky lajm i ka gëzuar tej mase tifozët e Chelsea, të cilët ishin mbledhur sot për të protestuar në lidhje me vendimin e klubit për pjesëmarrje në këtë kompeticion.
Por me të marrë lajmin se klubi i tyre ka vendosur të tërhiqet, tifozët e Chelseat kanë “shpërthyer” në festë.
“Ne e shpëtuam futbollin”, këndojnë tifozët e Blues.
Ja pamjet:


