Sporti

12 klubet e Superligës do të takohen sot për të vendosur fatin e kësaj gare

04/20/2021 20:29
nga:L J

Superliga Evropiane është duke dështuar vetëm 48 orë pas konfirmimit që kjo garë do të themelohet nga 12 klube.

Chelsea është duke bërë gati dokumentacionin për tërheqje nga kjo garë pas protestave të fansave të ekipit nga Londra, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas Chelseat edhe Manchester City ka raportuar se do të tërhiqet nga gara.

Sipas TalkSport, zyrtarë të 12 klubeve themeluese të kësaj gare pritet të mblidhen sot për të diskutuar lidhur me mundësinë e anulimit të kësaj gare.

/GazetaBlic Sport.