Kylian Mbappe do të kërkojë një shtëpi në Madrid për sezonin e ardhshëm.
Sipas Goal, shënuesi francez ka porositur një person me besim të tij për të kërkuar një shtëpi për të në kryeqytetin e Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi francez po kalon një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 23 gola dhe dhënë 7 asistime për bashkëlojtarët e tij në 33 xhirot e Ligue 1.
Kontrata e Mbappes me PSG skadon në vitin 2022, dhe 22 vjeçari ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin parisien.
/GazetaBlic Sport.


