Sporti

Lajm i mirë për Pirlon para ndeshjes ndaj Parmas, lojtari i Juves shërohet nga COVID-19

04/20/2021 19:24
nga:L J

Juventus ka marrë një lajm të mirë para takimit të së mërkurës ndaj Parmas.

Lojtari i Juventus, Bernandeschi është shëruar nga virusi COVID-19, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi nga Torino e ka konfirmuar shërimin e tij me anë të një komunikate.

“Bernandeschi ka kryer testin sipas protokollit 2, dhe ka rezultuar negativ me COVID-19”, thuhet në komunikatën e Juves.

/GazetaBlic Sport.