Skuadra e Real Madrid ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e së mërkurës kundër Cadiz.
Në listë nuk figurojnë emrat e Toni Kross dhe Luca Modric të cilët do t’i mungojnë trajnerit, Zinedine Zidane për këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë lojtarët, Carvajal, Varane, Nacho dhe Casemiro do të jenë në dispozicion të francezit.
Ja lista e lojtarëve të ftuar nga Zidane për përballjen kundër Cadiz.
Portierët: Courtois, Lunin dhe Altube.
Mbrojtësit: Carvajal, E. Militão, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Chust dhe Miguel.
Mesfushorët: Casemiro, Isco, Arribas dhe Blanco.
Sulmuesit: Benzema, Asensio, Vini Jr., Mariano dhe Rodrygo.
/GazetaBlic Sport.


