Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo tha sot se Superliga evropiane është një projekt për të ardhmen, pasi skuadra e tij përqendrohet në betejën e tyre për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.
“Është një zhvillim për botën e futbollit. Ka pasur shumë ndryshime gjatë këtyre viteve, nga Liga e Kampionëve te mënyra e lojës dhe rregullat,” tha Pirlo përpara ndeshjes së kampionatit italian në mesjavën e ligës kundër Parma”, tha fillimisht Pirlo.
“Por unë nuk jam personi më i mirë për t’ju shpjeguar këtë,” vazhdoi trajneri.
“Presidenti është në vijën e parë dhe i takon atij të flasë për këtë. Ne jemi përqendruar në atë që duhet të bëjmë aktualisht, e cila është për t’u kualifikur për Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


