Lajme

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

04/20/2021 15:55
nga:M K

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19, thuhet në komunikatën e kësaj ministri dërguar mediave.

Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar:

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LEXO EDHE:

14 viktima, 957 të shëruar dhe 442 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë