Lajme

Time Kadrijaj kërkon heqjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit

04/20/2021 09:49
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga Qeveria të ndryshojë vendimin për orë policore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Gazeta Blic.

Kadrijaj ka theksuar se ora policore gjatë këtij muaji duhet ose të hiqet krejt ose të vendosen në orën 02:00 deri në 05:00.

Postimi i plotë:

Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara.

Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shejtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i praktikojnë gjatë këtij muaji.

Psh: në syfyr nuk shkon gjithë familja në furrë por një pjesëtar i familjes dhe nuk krijohen masa të mëdha të njerëzve.

Andaj për respekt të muajit Ramazan, kërkoj nga Qeveria e Kosovës të rishikojnë vendimin për orë policore, ta heqin krejtë ose tê vendosin në vend të orë 5:00 në ora 2:00.

Nëse nuk mund të iu ndihmojmë më shumë atëherë të paktën mos ti pengojmë të paktën gjatë këtij muaji kur e dijmë që shumë qytetarë janë gjobitur me nga 200 euro për një pitalkë ose një byrek që janë shërbyer gjatë orës policore.