Lajme

Mbi 700 mijë vaksina Pfizer kanë arritur deri më tani në Shqipëri

04/19/2021 22:35
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sonte kanë arritur edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

Me këto doza të arritura sonte, është arritur shifra totale prej 703,550 doza vaksinash në Shqipëri.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sonte, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend”, ka shkruar Rama.