Krijimi i Superligës Evropiane ka krijuar paqartësi të mëdha në vazhdimin e kompeticioneve kombëtare në ligat e Spanjës, Italisë dhe Anglisë.
Për krijimin e kësaj lige është paralajmëruar ndëshkim i rëndë nga UEFA për të gjitha ekipet që marrin pjesë në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.
Duket se Federata Angleze e Futbollit ka filluar të ‘ndëshkojë’ klubet që do marrin pjesë në këtë garë.
Federata Angleze ka thirrur takim për klubet e Premierligës, megjithatë ftesë nuk kanë marrë edhe ekipet e ‘Big Six’.
Liverpool, Arsenal, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham nuk janë ftuar në takimin e thirrur nga FA, raporton LiverpoolEcho.
/GazetaBlic Sport.


