Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një person ka sulmuar me thikë besimtarët brenda objektit të kultit.
Pesë besimtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me thikë i Rudolf N. Nikollaj i datëlindjes 26.05.1987 nga Klosi, Burrel. 34-vjeçari i fundit goditi me mjetin prerës besimtarët duke plagosur 5 prej tyre.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar. Të plagosurit janë D. K. rreth 35 vjeç, S. P. rreth 22 vjeç, M. K. rreth 24 vjeç, K. J. rreth 26 vjeç dhe A. T. rreth 23 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori Rudolf Nikollaj është dërguar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.
Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë. Në muajin mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve. /tvklan.al