Lajme

Ku jeton dhe me çfarë merret biznesemi përmes së cilit do të sigurohen vaksinat?

04/19/2021 14:43
nga:N M

Deputeti i PDK-së ka dhënë për herë të parë detaje për personin i cili mund të siguroj vaksinat Pfizer për qytetarët e Kosovës, përmes ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Haxhiut ai është biznesmen shqiptar që jeton në Gjermani dhe merret me produkte farmaceutike.

“Ky biznesmen jeton një Gjermani me punë është atje, por edhe kur kemi përgatitur programin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit kemi hulumtuar mundësitë për siugrimin e vaksinave që e kemi pasur në program vaksinimin e 70 për qind të banorëve të Kosovës deri në muajin shtator….. atëherë duhet me pas informatën se si duhet të siguruar këto vaksina … dhe në momentin që e kam parë se kanë dështuar MSh dhe Qeveria, dhe nuk kemi asnjë kontratë përpara, atëherë kam kontakuar shoqatën e mjekeve dhe të tjerët është, një lajm i mirë që edhe shoqata e mjekëve në Gjermani i kanë bërë kërkesë Bundestagun Gjerman për vaksina që të na ndihmojnë …. Kontaktet, kërkesa ime është e javëvë të fundit, si e kam parë që kaloi edhe marsi dhe nuk ka vaksina, ne nuk kemi asnjë kontratë para vetës, nuk kemi asnjë ofertë nga Qeveria se kur do të filloj vaksinimi …po është person (biznesmeni) që merret me produkte farmaceutike që merret jashtë vendit”, tha Haxhiu.