Lajme

Haxhiu zbulon ekskluzivisht detaje për Gazeta Blic, se si do të sigurohen vaksinat Pfizer

04/19/2021 14:37
nga:N M

Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë ekskluzive për Gazeta Blic ka folur në detaje rreth sigurimit të vaksinës Pfizer.

Haxhiu në këtë intervistë ka treguar se ku jeton dhe çfarë bënë biznesmeni përmes së cilit do të sigurohen nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosoëvs.

Kur do të mund të vijnë këto vaksina, a lejohet që vetëm qeveritë apo edhe bizneset të negociojnë për sigurimin e vaskinave, pse Bekim haxhiu i ofroj ndihmë VV-së për sigurimin e tyre, çfarë i tha Enver Hoxhaj për takimin me Arben Vitinë, a është në dijeni Albin Kurti për lidhjet e Kamishit me biznesmenin shqiptar. Këto dhe shumë detaje të tjera mund t`i ndiqqni gjatë intervisës me Bekim Haxhiun.

Si do të sigurohen vaksinat? – flet Bekim Haxhiu

“Ne nuk kemi vaksinë, problemi është që nuk kemi asnjë kontratë. Oferta është shumë serioze, është grup i kompanive të fuqishmë, të cilët janë partnerë me Pfizer dhe të cilët mund të sigurojnë atë. Oferta është serioze dhe trajtimi i Kosovës duhet të jetë në formën e njëjtë, sepse është interes i yni me sjell vaksinën sa më shpejtë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic në një intervisë.

VV akuzonte Bekim Haxhiun si pjesëtar i SHIK-ut, çfarë ndodhi që Kamishi ta ndihmojë VV në sigurimin e vaksinave – kjo është përgjigja e tij

“Unë kam thënë sa i përkët asaj që kam qenë pjesë e UÇK-së dhe Shërbimit ( SHIK) , mburrem me atë sepse, e kam bërë punën time në interes të këtij vendi. Në Kuvend kam qenë kritik edhe kur kam qenë pjesë e pozitës, kam kritikuar ministrat, kam kritikuar edhe z. Ismaili, sigurisht në fillim të mandatit të tij, por edhe ministrin Zemaj dhe ministrin Vitija, përtej kësaj interesi i qytetarëve është prioritet, unë ua kam ofruar këtë mundësi që të sigurohen vaksinat, unë mendoj që nuk do duhej me qenë lajm kur politikanët takohen për interes të qytetarët, por do duhej të ishte lajm kur nuk takohen për interesin e qytetarëve. Ky do të ishte lajmi kryesor. Edhe ata që në të kaluarën kanë refuzuar bashkëpunimin me pozitën dhe tani mohohet ose anashkalohet në situatë të tilla kur vendi ka nevojë, atëherë ne nuk duhet të rrijmë duarkryq, unë asnjëherë nuk ia kam kthyer shpinën vendin, ka pasur situata të tilla edhe në kohë lufte, pavarësisht pozicioneve unë nuk kam ditur të iku nga betejat, unë mundohem me dhënë kontributin maksimal për interes të qytetarëve, përtej dallimeve politike, sepse virusi nuk po pyet i cilës parti je, virusi po i vret të gjitha partive, dhe në të gjithë do duhej të bëhemi bashkë për të zgjidhur këtë problem, qytetarët për cdo ditë po varfërohen, bizneset janë në buzë të kolapsit, e mposhtim pandeminë mund t’i kthehemi normalitetit”.

A e ka pyetur PDK për takimin e me Arben Vitinë dhe cfarë i tha Enver Hoxhaj ?

“Po e kam njoftuar edhe ushtruesin e deturës së kryetarit dhe shefin e Grupit Parlamentar, edhe për mundësinë dhe për takimin. është një proces që në debat kemi kërku llogari për vaksinat, sigurisht përgjegjësia i bie Ministrisë së Shëndetësisë sepse ata kanë marrë përgjegjësinë me udhëheq dhe janë adresa kryesore, por edhe ne tjerë duhet me i ndihmu që me i siguru shpejtë”.

Ku jeton dhe me çfarë merret biznesemi përmes së cilti do të sigurohen vaksinat ?

“Ky biznesmen jeton një Gjermani me punë është atje, por edhe kur kemi përgatitur programin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit kemi hulumtuar mundësitë për siugrimin e vaksinave që e kemi pasur në program vaksinimin e 70 për qind të banorëve të Kosovës deri në muajin shtator….. atëherë duhet me pas informatën se si duhet të siguruar këto vaksina … dhe në momentin që e kam parë se kanë dështuar MSh dhe Qeveria, dhe nuk kemi asnjë kontratë përpara, atëherë kam kontakuar shoqatën e mjekeve dhe të tjerët është, një lajm i mirë që edhe shoqata e mjekëve në Gjermani i kanë bërë kërkesë Bundestagun Gjerman për vaksina që të na ndihmojnë …. Kontaktet, kërkesa ime është e javëvë të fundit, si e kam parë që kaloi edhe marsi dhe nuk ka vaksina, ne nuk kemi asnjë kontratë para vetës, nuk kemi asnjë ofertë nga Qeveria se kur do të filloj vaksinimi …po është person (biznesmeni) që merret me produkte farmaceutike që merret jashtë vendit

A lejohet bizneset të sigurojnë vaksinat

“Duhet të kuptohet se janë dy forma të blerjës së vaksinave apo kontraktimit Qeveri dhe prodhues dhe prodhuesit kanë edhe parntnerët e tyre, pra nëse e kuptojmë drejt procesin e hulumtimeve shkencore dhe pordhimin e atyre vaksinave … partnerët e kompanive pordhuese kanë të drejtën që për kompaninë të negociojnë marrëveshjet me çmimin e fabrikës, por jo me një çmim tjetër, pra këtu nuk ka stër shitje, nuk ka profit për biznesmenët, nuk ka profit për askënd tjetër, cmimi është i fabrikës sepse fabrika edhe shteteve, por edhe partnerëvë të saj ia ofron të njëjtin çmim”.

A e njoftoi Arben Vitia Albin Kurtin për lidhjet e Kamishit për sigurimin e vaksinave

Të gjitha kontaket dhe biznesmenin ia kam ofruar në konakt minsitrisë së Shendetësië dhe kompaninë që duhet ta kontaktojnë MSH partnere të Pfizer që të vazhdojnë me procedurat sipas ofertës që e kanë dërguar kompania në Minsitrinë e Shëndetësisën dhe në momentin e përfundimit të të gjitha marrëveshjeve, sipas tyre vaksinat e para mudn të vijnë nga dy deri në tre javë … detaje të tjera rreth raporteve të Kurtit dhe Vitisië ato i takojnë instancave qeveritare që janë në qeveri dhe sigurtisht i diskutojnë.