Sporti

Tri skuadra votojnë pro përjashtimit të Milanit, Interit dhe Juventusit

04/19/2021 12:09
nga:Mergim Rreci

Dita e sotme nuk ka nisur aspak pozitivisht për futbollin, pas lajmit të djeshëm se Superliga Europiane do të hap siparin pavarësisht kundërshtimit nga UEFA.

Seria A ka filluar fushatën për përjashtimin e skuadrave të mëdha italiane. Ditën e sotme, Cagliari, Atalanta dhe Hellas Verona kanë votuar përjashtimin e Milanit, Interit dhe Juventusit nga kampionati italian.

Gjithashtu edhe Premier Liga do të fillojë fushatën e largimit të Liverpulit, Chelseas, Arsenalit dhe Manchester United. Vetë kryeministri anglez, Boris Xhonson doli hapur për mbështetjen ndaj Uefas për përjashtimin e skuadrave që morën këtë iniciativë.