Të paktën 11 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Egjipt.
Aksidenti me trenin e linjës Mansoura-Kajro ndodhi në provincën Qalyubia, në veri të kryeqytetit ku të paktën 4 vagonë dolën nga shinat.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë nga të lënduarit në aksident ndodhen në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:
“I kërkova falje gruas, i thash s’kam grua dhe fëmijë pa atdhe”, rrëfimi i snajperistit të Koshares


