Lajme

107 pacientë me virusin korona po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

04/19/2021 09:18
nga:Q R

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 107 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 4 janë në respirator CPAP, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa, 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“107 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

LEXO EDHE:

12,433 raste aktive me virusin korona në Kosovë