Në orët e para të ditës së hënë është publikuar edhe dokumenti i themelimit të Superligës së Evropës.
Ky kompeticion i ri në Evropë pritet të filloj në muajin gusht sezonin e parë.
Në këtë ligë pritet të marrin pjesë 20 ekipe, të ndara në dy grupe.
Deri me tani janë 12 skuadra që e kanë themeluar dhe konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën e Evropës.
AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham janë klubet që do të jenë pjesë e kësaj lige.
Superligën e Evropës është duke e kundërshtuar UEFA që ka paralajmëruar largimin e këtyre ekipeve nga ligat respektive.
LAJMI I FUNDIT/ Klubet e mëdha krijojnë Super Ligën europiane, ja 12 skuadrat që marrin pjesë


