Real Madridi është ndalur me barazim në udhëtim nga skuadra e Getafes.
Getafe dhe Real Madrid u përballën në kuadër të xhiros së 31’të në ligën spanjolle, La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti të vazhdoj formën e mirë pasi eliminoi Liverpoolin dhe mposhti Barcelonen duke u ndalur kështu nga Getafe.
Rastet nuk munguan për lojtarët e Zidane, megjithatë ata nuk arritën të tundin rrjetën e portierit Soria.
Takimi u mbyll me rezultat 0-0.
Real Madrid ndodhet në pozitën e 2’të në La Liga me 67 pikë, 3 pikë më pak se rivali i tyre lokal, Atletico Madrid që mban kreun e tabelës së La Ligas me 70 pikë.
/GazetaBlic Sport.


