Lajme

Punëtori i PTK-së e humb betejën me koronavirusin

04/18/2021 21:03
nga:Gazeta Blic

Edhe një punëtor i Telekomit e ka humbur betejën me koronavirusin, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë publik Federata Sindikale e Punëtorëve të PTK-së, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për humbjen e betejes me Covid-19 të kolegut tonë nga Rahoveci Jeton Sokoli

FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij.

Qoftë i paharruar kujtimi Jeton Sokoli

FSP-PTK