Lajme

Masat antiCovid: Ndryshon orari i lëvizjes

04/18/2021 19:43
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Mes tjerash ka ndryshuar orari i lëvizjes. Nga dita e hënë (nesër) qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Nga data 19 prill (nesër), kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga ora 22 e 30 deri në ora 5 të mëngjesit”, tha  ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid