Trajneri i suksesshëm kosovar në sportin e xhudos, Driton Kuka është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura nga ekipi kosovar në Kampionatin Evropian.
Kosova arriti të siguroj dy medalje të arta me Akil Gjakovën dhe Distria Krasniqin, si dhe një medalje të bronztë me Nora Gjakovën, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova ka arritur që për herë të parë të ketë një medalje të artë në kategorinë e meshkujve me anë të xhudistit, Akil Gjakova.
Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri, Driton Kuka duke u shprehur krenar me të gjithë sportistët edhe me ata që nuk arritën të rrëmbenin një medalje në këtë garë.
Ja reagimi i Driton Kukës në Facebook:


