Sporti

Ardian Nuhiu: Kemi arritur një fitore të madhe ndaj Trepçës 89′

04/18/2021 17:38
nga:Lorik J

Drita ka mposhtur Trepçën 89′ me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në takim e shënoi lojtari i Dritës, Alidemaj në minutën e 54’të nga penalltia, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Nuhiu tha se skuadra e tij ishte më kërkuese në pjesën e dytë dhe kjo solli fitoren.

“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë. Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur”, tha fillimisht Nuhiu për Art Sport.

“Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, përfundoi Ardian Nuhiu.

/GazetaBlic Sport