Lajme

Pacolli i zhgënjyer nga pamjet në Brezovicë: Është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare

04/18/2021 17:30
nga:Gazeta Blic

Behgjet Pacilli ka vizituar një prej destinacioneve turistike dimërore më të vizituara në Kosovë, Brezovicën.

Kryetari i AKR-së, ka ndarë pamje ku shihet deponi mbeturinash, nga të cilat mbeti mjaft i zhgënjyer.

Ai tha se kjo nuk është vetëm mungesë e kujdesit institucional, por se pamja e tillë është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare.

“Kjo është përshtypja e qëndrimit në Brezovicë, vendi më i popullarizuar për adhuruesit e natyrës në Kosovë. Nuk është thjesht mungesë e kujdesit institucional, është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare”, shkroi ai në Facebook.