Sporti

Garë e zjarrtë, kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas xhiros së 29’të

04/18/2021 17:22
nga:L J

Sot përfundoi xhiroja e 29’të në Superligën e Kosovës me dy takimet, Feronikeli – Ballkani dhe Trepça 89′ – Drita.

Prishtina, Drita e Ballkani vazhduan me fitore. Kryeqytetasit fituan ndaj Arbërisë 2-0, Ballkani triumfoi ndaj Feronikelit 0-2, kurse Drita fitoi ndaj Trepçës 89′, 0:1.

Llapi mposhti Gjilanin 0-2, kurse Drenica fitoi ndaj Besës 1-2.

Pas xhiros së 29’të në tabelën e Superligës së Kosovës prin Drita me 64 pikë në tabelë, e ndjekur nga Ballkani me 61 pikë dhe Prishtina me 60 pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pjesën e dytë të tabelës lufta për mbijetesë është mes Arbërisë, Drenicës dhe Feronikelit.

Arbëria ndodhet në vendin e 9’të në tabelë vend që të dërgon në Ligën e Parë të Kosovës, Drenica ndodhet në pozitën e 8 me 33 pikë, ndërsa Feronikeli me një pikë më shumë se Drenica gjendet në pozitën e 7 në tabelë.

Ndërsa e fundit në renditjen tabelare vazhdon të jetë FC Besa që ka vetëm 10 pikë të grumbulluara në vendin e 10’të dhe është përshëndetur edhe zyrtarisht nga kampionati elitar.

Ja tabela e Superligës së Kosovës: