Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në ora 19:00, ku pritet të merret edhe vendimi për masat e reja për pandeminë COVID 19.
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka bërë të ditur se ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.
“Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
LEXO EDHE:
Rama flet për Hashim Thaçin në Kukës: Është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, më mungon vëllai im


