Sporti

Napoli publikon listën për ndeshjen ndaj Interit, Amir Rrahmani pjesë e grupit

04/18/2021 12:19
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka publikuar listën e tij prej 23 personash për ndeshjen e kësaj mbrëmje kundër Interit, dhe të dy David Ospina dhe Hirving Lozano janë jashtë fushe.

Si Ospina, ashtu edhe Lozano do të humbin ndeshjen.

Portieri i Arsenalit pësoi një tendosje në dorë, dhe Alex Meret do ta zëvendësojë atë në gol.

Lozano po vuan një ndalim prej një ndeshje pasi mori kartonin e tij të pestë të verdhë në Serie A këtë sezon.

Reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani është pjesë e listës, megjithatë nuk dihet se a do të jetë startues.

Lista e skuadrës së Napolit:

Portierë: Meret, Contini, Idasiak

Mbrojtësit: Hysaj, Di Lorenzo, Koulibaly, Maksimovic, Manolas, Rrahmani, Mario Rui

Mesfushorët: Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski, Bakayoko

Sulmuesit: Mertens, Osimhen, Petagna, Politano, Insigne, Cioffi, Zedadka