Lajme

Analisti politik: Qeveria Kurti është vazhdimësi e qeverisjeve të mëhershme, nuk mund të arsyetohet vonesa e programit qeverisës

04/18/2021 12:10
nga:Q R

Analisti politik, Agron Halitaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti II për vonesë të programit, shkruan GazetaBlic.

Ai në “Facebook”, ka thënë se ajo çfarë po ndodh me Qeverinë Kurti II, është vazhdimësi e qeverisjeve të mëhershme.

Derisa shton, se me asnjë ekspoze nuk mund të arsyetohet vonesa e programit qeverisës.

Shkrimi i plotë:

Në një shtet për së mbari, programi qeverisës asnjëherë nuk bëhet temë e diskutimit në kuptimin e vonesës së hartimit të dokumentit, por bëhet objekt i debatit mbi përmbajtjen e tij. Ajo çfarë po ndodh me Qeverinë ‘Kurti 2’ është vetëm vazhdimësi e qeverisjeve të mëhershme, të cilat edhe e paguan faturën me 14 shkurt. Programi qeverisës nuk duhet vonuar një ditë, një javë, një muaj, apo edhe më shumë, por asnjë minutë. Me Rregulloren e Punës së Kuvendit është e përcaktuar që kandidati për kryeministër, para se të marrë bekimin nga deputetët, duhet t’ia paraqes Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin qeveritar për miratim. Pra, kryeministri votohet me program dhe kabinet, e jo vetëm me kabinet e pa program. Ky rregull është shkelur në mënyrë sistematike nga qeveritë e kaluara, ky rregull është shkelur edhe nga qeveria e tanishme. Me asnjë ekspoze nuk mund të arsyetohet vonesa e programit qeverisës. Koha ka qenë gjithmonë dhe është edhe tani, që secila qeveri të flas sa më shumë me vepra, e sa më pak me fjalë. Të vonshëm jemi mjaftueshëm!

Osmani: Udhërrëfyesi më i ndritshëm për të gjithë ne, është rruga që e ka ndërtuar secili dëshmorë i cili ka rënë për atdhe