Sporti

14 vite më parë, Leo Messi shënonte njërën ndër golat më të bukur të karrierës së tij

04/18/2021 10:58
nga:Mergim Rreci

Më 28 prill 2021 janë bërë saktësisht 14 vite kur Lionel Messi shënoi një nga golat më të bukur që ka parë bota e futbollit.

Goli erdhi në stilin e Diego Maradonas, Messi mori topin në mesin e fushës dhe dribloi çdo gjë që i doli para, përcjell GazetaBlic.

E gjitha kjo ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Getafes në sezonin 2006/07, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-2.