Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje shumë interesante edhe sot.
Feronikeli dhe Ballkani do të ndeshen sot në Drenas, përcjell GazetaBlic.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me dy skuadrat që synojnë fitore edhe pse natyrisht kanë objektiva të kundërta.
Ndërsa, në Mitrovicë, Drita është mysafir i Trepçës’89, dy skuadra që tradicionalisht kanë prodhuar ndeshje interesante mes vete.
Madje, Trepça ’89 arriti që në këtë sezon të triumfoi edhe në Gjilan ndaj skuadrës së Nuhiut.
Drita synon fitore për ta mbajtur kreun e tabelës.
/GazetaBlic/


