Barcelona ka fituar mbrëmë Kupë e Mbretit pas triumfit me rezultat 4 me 0 ndaj Bilbaos.
Leo Messi shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes, argjentinasi u shpreh tejet i kënaqur me fitoren në Copa del Rey ku e cilësoi si rrugë të vështirë deri tek titulli.
“Jam shumë i lumtur që fituam një trofe, ishte një Kupë e vështirë për ne” tha ai.
“Është gjithmonë mirë të fitosh trofe, ky grup meriton lumturi”, shtoi ai.
“Është vërtetë e veçantë të jem kapiten i këtij klubi, shumë speciale, në klubin që kam kaluar tërë jetën”.


